Pas afrimit të Anthony Gordon, Barcelona është shumë pranë finalizimit të transferimit të dytë të verës. Klubi katalanas ka arritur marrëveshje me mbrojtësin 19-vjeçar Jorge Salinas, një nga talentet më premtues të Racing Santander.
Salinas ishte një nga lojtarët kyç në ngjitjen e Racing Santander në La Liga, duke regjistruar 33 paraqitje dhe shtatë asistime gjatë sezonit të fundit. Barcelona ka fituar garën ndaj disa klubeve spanjolle dhe angleze, falë dëshirës së lojtarit për të luajtur në “Camp Nou” dhe ndërmjetësimit të agjentit të tij, Jorge Mendes.
Katalanasit synojnë ta mbyllin marrëveshjen para 30 qershorit, pasi klauzola e lirimit të lojtarit do të dyfishohet nga 8 në 16 milionë euro duke filluar nga 1 korriku. Barça po negocion me Racing Santander për të ulur koston e transferimit, duke përfshirë edhe mundësinë e huazimit të një lojtari të ekipit rezervë.
LEXO EDHE: Vallëzimi i fundit, zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sipas planit të klubit, Salinas do të stërvitet me ekipin e parë gjatë fazës përgatitore nën drejtimin e Hansi Flick dhe do të regjistrohet si pjesë e skuadrës së parë për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, transferimi i tij nuk ndryshon planet e Barcelonës për João Cancelon. Mbrojtësi portugez mbetet një nga objektivat kryesorë të klubit, i cili synon të negociojë me Al Hilal për ta transferuar përfundimisht në “Camp Nou”.
LEXO EDHE: Real Madrid, Mourinho nis ‘operacionin fshesa’, kërkon largimin e Vinicius e Valverdes







