Lajm i trishtë! Shuhet në moshën 39-vjeçare ish-basketbollisti Fatjon Taraboshi

featured
Press Online
19 Qershor 2026, 14:11

Sporti shqiptar është në zi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-basketbollistit dhe trajnerit të njohur, Fatjon Taraboshi.

Në moshën 39-vjeçare, ai mbylli sytë pas një beteje të vështirë me problemet shëndetësore që e kishin shoqëruar gjatë muajve të fundit. Taraboshi kishte kaluar një periudhë të vështirë, duke iu nënshtruar edhe një ndërhyrjeje delikate kirurgjikale në Itali.

Për të mbështetur trajtimin e tij, familjarë, miq dhe dashamirës të sportit organizuan një fushatë solidariteti për të ndihmuar në përballimin e shpenzimeve mjekësore. I konsideruar si një nga emrat e spikatur të basketbollit shkodran, Fatjon Taraboshi la gjurmë të rëndësishme me fanellën e Vllaznisë, ku arriti të shpallej kampion.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai vijoi kontributin e tij në sport edhe në rolin e trajnerit, duke ndarë përvojën dhe pasionin me brezat e rinj. Vetëm pak javë më parë, ai ishte nderuar publikisht për kontributin e vyer të dhënë ndër vite në basketbollin e Shkodrës. Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh në komunitetin sportiv dhe tek të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan si sportist e njeri.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter