Donald Trump kërcënon Hamasin: Do shfaroset nëse refuzon të heqë dorë nga kontrolli i Gazës

featured
Press Online
05 Tetor 2025, 19:38

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Hamasin me shfarosje

nëse grupi militant palestinez refuzon të heqë dorë nga pushteti dhe kontrolli i Gazës.

Deklarata e Trump vjen vetëm disa orë përpara përfundimit të afatit që ai i ka vendpsur Hamas ndërkohë që të dërguarit e tij po vijojnë intensivisht negociatat në Egjipt.

Dhëndri i Trump, Jared Kushner dhe i dërguari Steve Witkoff mbërritën në Kajro për të finalizuar detajet teknike të lirimit të pengjeve dhe për të diskutuar një marrëveshje armëpushimi të qëndrueshme.

Egjipti do të presë gjithashtu delegacione nga Izraeli dhe Hamasi të hënën për të diskutuar shkëmbimin e propozuar të pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë, tha ministria e Jashtme e vendit.

Por megjithë përpjekjet, sekretari amerrikan i shtetit ka deklaruar për mediat se asgjë nuk është ende e sigurt ndersa vetë preisidenti i ka bërë të qartë Hamasit se nuk do të ketë tolerim për asnjë vonesë.

Marrëveshja parashikon lirminin e rreth 30 pengjeve izraelitë dhe dorëzimin e trupave të te vdekurve. Gjithashtu qindra palestinezë që izraeli i ka arrestuar pas sulmit të 7 tetorit do të lirohen.

Hamasi ka pranuar shkëmbimin e pengjeve edhe qeverisjen e Gazës nga një qeveri teknokratësh por ka kërkuar më shumë bisedime sa i takon pikave të propozimit të presidentit Trump./vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter