Aksident në aksin Kosmaç-Vau i Dejës, makina del nga rruga, lëndohen dy vëllezër

featured
Press Online
04 Tetor 2025, 23:29

Një aksident ka ndodhur mrbëmjen e sotme në Shkodër në aksin Kosmaç-Vau i Dejës. Një 17-vjeçar, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi F.G., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Rreth orës 21:37, në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, një 17-vjeçar, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi F.G., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter