Institucionet me deklaratë të përbashkët: Përgjigje e përforcuar kundër dhunës tek të rinjtë

featured
Press Online
16 Qershor 2026, 14:05

Parandalimi i dhunës tek të rinjtë kërkon përgjigje të koordinuar, sistematike dhe të përbashkët nga të gjitha institucionet dhe faktorët shoqërorë, porositi sot minsitri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani gjatë nënshkrimit të deklaratës për qëllime dhe parandalim të dhunës tek të rinjtë në suaza të grupit nacional të punës.

“Dhuna tek të rinjtë nuk është problem i një institucioni, por sfidë për tërë shoqërinë dhe prandaj përgjigja jonë duhet të jetë e përbashkët, e koordinuar dhe vendimtare”, theksoi Limani duke cekur se nënshkrimi i deklaratës paraqet obligim për krijimin e një ambienti të sigurt për të rinjtë.

Ai potencoi se të rinjtë duhet të kenë rol aktiv në krijimin e politikave, ndërsa institucionet të sigurojnë mbështetje sistematike, përfshirë edhe nëa rsim, shëndetim mendor dhe sigurinë digjitale.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska theksoi se fokusi kyç i institucioneve duhet të vihet në masën parandaluese dhe avancimin e mekanizmave shkollorë për përballje me dhunën mes moshatarëve.

“Detyrë e jona është që dhunën ta reduktojmë në nivelin më të ulët të mundshëm përmes prëforcimit të parandalimit dhe krijimit të një ambienti të sigurt shkollor”, theksoi Janevska dhe informoi se janë vendosur obligime ligjore për shkollat të planifikojnë aktivitete për mbrojtje të nxënësve, janë përforcuar shërbimet profesionale dhe se sërish janë vendosur kujdestari të mësimdhënësve si pjesë e masave për mbikëqyrje të përmirësuar dhe reagim në kohë.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ndërkaq, dhuna mes moshatarëve kërkon përgjigje serioze institucionale dhe theksoi se policia tashmë është më intensivisht e pranishme në terren.

“Dhuna mes moshatarëve kërkon përgjigje serioze nga disa institucione. Bëhet fjalë për dukuri që po merr hov dhe duhet të përgjigjemi me forca të përbashkëta”, potencoi Toshkovski duke shtuar se policia është në komunikim të vazhdueshëm me shkollat dhe ka prani të përforcuar mes nxënësve.

Ai theksoi se institucionet duhet të japin përgjigje të përbashkët në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira në të ardhmen.

Ambasadori i OSBE-së në Shkup, Kilian Val e ceki rëndësinë e partneritetit mes institucioneve dhe komunitetit ndërkombëtar në drejtim të parandalimit të dhunës dhe krijimit të një ambienti më të sigurt për të rinjtë.

Ai e përshëndeti angazhimin e fuqishëm të ministrave kompetentë dhe e vlerësoi nënshkrimin e sotëm të deklaratës si hap të parë, i cili duhet të shoqërohet me aksione vendimtare.

“Më me rëndësi është të rinjtë të dëgjihen, të kenë zë dhe të jetojnë në ambient pa frikë dhe dhunë”, theksoi Val duke shtuar se Misioni i OSBE-së do të vazhdojë ta mbështesë procesin.

Ngjarja u mbajt në suaza të grupit nacional të punës për parandalim të dhunës tek të rinjtë, që paraqet mekanizmin e parë nacionaë kushtuar kryesisht kësaj zgjidhjeje. Grupi i punës është i vendosur nga Minsitria e Politikës Sociale, Demokrafisë dhe Rinisë në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, me përfshirje të institucioneve, organeve për zbatim të ligjit, si dhe sektorit qytetar dhe rinor.

Me formimin e tij mundësohet platformë për koordinim dhe dialog, me qëllim të përballjes sistematike me dhunën tek të rinjtë përmes targetimit të rreziqeve, identifikimit të prioriteteve dhe ndjekjes së zbatimit të masave.

Grupi i punës ka për qëllim t’i përforcojë kapacitetet institucionale dhe të sigurojë qasje gjithpërfshirëse në parandalim, me pjesëmarrje aktive të të rinjve në proceset e vendimmarrjes dhe krijimin e politikave lidhur me sigurinë e tyre.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter