Nuk u thirr nga Sylvinho para Serbisë, ja postimi i sulmuesit Anis Mehmeti

featured
Press Online
03 Tetor 2025, 14:01

Futbollisti shqiptar me tipare ofensive të theksuara Anis Mehmeti nuk është thirrur nga trajneri Sylvinho në vigjilje të duelit me Serbinë në datën 11 tetor.

Edhe pse 24-vjeçari po përjeton formë mbreslënëse te Bristol City, sërish nuk është përzgjedhur te Kombëtarja. Para pak minutave Mehmeti ka postuar “story” në “Instagram”, teksa shihet i qetë, ndërsa ka vendosur edhe emojin e qeshur në sfond.

Mbetet e paqartë nëse ky është një sinjal për vendimin e trajnerit Sylvinho apo diçka spontane që nuk ka lidhje me këtë “panoramë”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter