Bilall Kasami prezanton projektin 96 milion denarë për kanalizimin atmosferik në Tetovë

featured
Press Online
03 Tetor 2025, 15:01

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, nga radhët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, prezantoi projektin për përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimeve atmosferike. Sipas tij,  bëhet fjalë për 5 kilometra infrastrukturë kanalizimi gjithsej që kapin vlerën mbi 96 milion denarë investim në rrjetin e kanalizimit për Tetovën.

Kjo sipas Kasamit, do të largojë rrezikun nga përmbytjet, do të mbrojë qytetarët dhe infrastrukturën rrugore njëkohësisht.

”Jemi këtu tek projekti i kanalizimit atmosferik, tek lagjja jashtë Vardarit dhe kompleksi Teteks së bashku me bllokun Urban 59. Gjithsej gjatësia e këtij projekti të kanalizimit është 2,5 kilometra kanalizim atmosferik, në gjithë këto 3 segmente, investim prej rreth 52 milion denarë. Gjithashtu po bëhet edhe…kanalizimi atmosferik në bulevardin VS Bato, me gjatësi prej 1.150 metra dhe  25 milion denarë”, tha Bilall Kasami, kandidat për kryetar të Tetovës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.