Kombinimi i ngjyrës vjollcë dhe rozë është ideal për zonjat në moshë më të pjekur. Kjo nuancë u jep gishtave një pamje më të hollë e më elegante
Jeta nuk ndalet kur hyjmë në një dekadë më serioze – përkundrazi. Të pesëdhjetat janë “njëzetat e reja”, thonë gratë që sapo kanë hyrë në këtë moshë dhe ndihen, por edhe duken, më mirë se kurrë. Rregullat e vjetruara, si ata që thonë se flokët e gjatë nuk i shkojnë më gruas pas të 50-ave, tashmë nuk vlejnë. Po ashtu harroni edhe të kuqin klasik për thonj, sepse për gratë mbi 50 vjeç ekspertët e bukurisë rekomandojnë një nuancë moderne, e cila ka fuqinë të përtërijë duart për një çast.
I kuqi për thonj është klasik, kjo është e vërtetë. Edhe i bardhi sedef gjithmonë mbetet elegant, i përjetshëm dhe i kombinueshëm me çdo veshje. Por kjo vjeshtë sjell një histori të re, ku përfshihen edhe gratë mbi 50 vjeç. Pikërisht tani ka ardhur një nuancë që do t’i bëjë duart tuaja të duken të shëndetshme, të kuruara, rinore dhe plot shkëlqim.
Sipas manikyristeve të njohura dhe estetëve të botës së bukurisë, ky llak është i përsosur për gratë mbi 50 vjeç. Pse? Sepse ndryshe nga nuancat nude, që shpesh e bëjnë lëkurën të duket e zbehtë, ose e kuqja, që mund të nxjerrë në pah rrudhat dhe venat, vjollcë-rozë sjell harmoni dhe ekuilibër.








