Duket si bashkëmoshatare e tyre – Arjola ndan momente të bukura me fëmijët

featured
Press Online
24 Shtator 2025, 13:58

Aktorja e njohur Arjola Demiri vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto të bukura në shoqërinë e fëmijëve, ku shfaqet më e lumtur se kurrë pranë djalit dhe dy vajzave, shkruan “Kosovarja”.

Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e ndjekësve është pamja e saj rinore, teksa Arjola duket më shumë si shoqe apo motër e fëmijëve, sesa si nëna e tyre.

Reagimet pozitive nuk kanë munguar, me shumë ndjekës që e kanë komplimentuar Arjolën për energjinë, natyrshmërinë dhe lidhjen e ngushtë që ka me fëmijët e saj.


Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter