‘Është mashtrim’, Ermali nxjerr videon e Olës dhe Gresës

featured
Press Online
09 Maj 2026, 13:48

Nëse menduat se tensionet e krijuara brenda shtëpisë së “Ferma VIP” do të ndikonin disi te raportet jashtë, gaboheni.

Pas një jave të mbushur me zhvillime dhe largime të papritura, protagonistet e fundit të spektaklit janë parë duke u argëtuar në praninë e njëra-tjetrës sapo kanë lënë programin. Fabiola u eliminua nga gara pas një televotimi që pasoi deklaratat e saj, ndërsa Gresa vendosi të linte lojën vullnetarisht pas përplasjeve dhe tensioneve që pati brenda me Mozën. Edhe pse situata gjatë transmetimit ishte e mbushur me adrenalinë dhe tension, jashtë dyerve të fermës gjërat janë tërësisht normale.

​Vajzat, të cilat njihen se kanë qenë shoqe edhe më parë, nuk kanë pasur asnjë hatërmbetje me njëra-tjetrën. Përkundrazi, ato e kanë pritur përfundimin e rrugëtimit të tyre me sportivitet. Sapo dolën nga presioni i lojës, Fabiola dhe Gresa janë filmuar duke u përqafuar e duke kërcyer bashkë nën ritmet e këngës së re të Gresës krah Adit, duke dëshmuar se raporti i tyre vazhdon i pacënuar nga stresi i formatit.

​Këtë prapaskenë e ka ndarë në rrjetet sociale opinionisti i programit, Ermal Mamaqi, i cili dha një mesazh të qartë për të gjithë ata që përfshihen emocionalisht pas ekranit.

Duke e kthyer kamerën nga dyshja që po vallëzonte e qeshte, Ermali dëgjohet të thotë fjalë për fjalë: “E shikoni pra miq, janë tu kërcy njerëzit. Mos e merrni kaq seriozisht. Është lojë. Dhe televizioni është mashtrim”.

Ndërkohë Einxhel, shihet teksa rrotullon sytë me skenën që po sheh përpara.

Me pak fjalë, kjo ishte një kujtesë e mirë për të gjithë publikun që dramën e reality show-ve ta marrë me pak më shumë qetësi.


Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter