A e ka shkarkuar menaxherin për shkak të Izraelit? Reagon Dua Lipa

featured
Press Online
24 Shtator 2025, 13:32

Dua Lipa, ka mohuar se e ka pushuar nga puna agjentin, David Lavy, për shkak të pikëpamjeve të tij pro-Izrael.

Dua ka thënë se nuk mbështet Levyn, por ka thënë se deklarata është manipuluar nga Mail Online.

“Unë nuk i mbështes veprimet e David Levy apo të ndonjë drejtuesi tjetër muzikor ndaj një artisti që po thotë të vërtetën e tij. Por, nuk mund të injoroj as mënyrën se si kjo është trajtuar në media. Jo vetëm që artikulli ishte krejtësisht i rremë, por gjuha e përdorur nga Daily Mail ka qenë qëllimisht nxitëse, e përgatitur thjesht për klikime, qartazi e dizajnuar për të nxitur përçarje online.

Gjithmonë është “Free Palestine”, por shfrytëzimi i një tragjedie globale vetëm për të shitur gazeta është diçka që e konsideroj jashtëzakonisht shqetësuese”, shkruan në reagim Dua Lipa.


Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter