Shirat e rrëmbyeshëm në Indi, të paktën 15 të vdekur dhe 16 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut

featured
Press Online
18 Shtator 2025, 01:21

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe reshjeve të dendura në shtetin Uttarakhand të Indisë.

Pamjet filmike tregojnë përmbytjen e qytetit Sahastradhara nga ujërat e baltës, duke shkaktuar dëme të mëdha në dyqane, rrugë dhe banesa, ndërsa banorët kërkonin strehim.

“Dyqani im u përmbyt nga uji”, deklaroi një banor i zonës për agjencinë e lajmeve ANI.

Sipas gazetës Indian Express, 13 trupa janë nxjerrë ditën e martë në qytetin Dehradun dhe nga një tjetër trup në zonat Pithoragarh dhe Nainital.

Uttarakhand përjeton shpesh përmbytje dhe rrëshqitje dheu, të cilat disa ekspertë i lidhin me ndryshimet klimatike. Në muajin gusht, një përmbytje dhe një valë balte përfshinë fshatin Darali, duke lënë të paktën 60 persona të zhdukur sipas autoriteteve lokale.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.