Janë gjetur dhe janë sekuestruar mbi 500 kilogramë bimë narkotike të llojit marihuanë të martën në një fshat Suharekës.
Sipas policisë vlera e kësaj peshe është rreth 750 mijë euro.
“Në vendin e ngjarjes është ftuar edhe prokurori, kurse pos lëndës narkotike është gjetur edhe një granata-hedhës (mortajë dore) dhe një pushkë gjuetie. Pas peshimit të lëndëve narkotike ka rezultuar se pesha totale ishte 512 kg e 89 gr, vlerësohet se vlera e tregut është rreth 750 mijë euro. Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi relevante me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Derisa bëhet e ditur se kjo bimë narkotike është gjetur në një stallë në procesin e tharjes.


