Deputetët sot votuan një deklaratë të përbashkët për zgjedhje lokale të drejta dhe demokratike

featured
Press Online
12 Shtator 2025, 18:22

Deputetët sot votuan një deklaratë të përbashkët për zgjedhje lokale të drejta dhe demokratike. Në deklaratë theksohet se në prag të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, Kuvendi shpreh unitetin e tij për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike. Theksohet po ashtu se Kuvendi mbështet respektimin e vazhdueshëm të së drejtës kushtetuese, që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar drejtpërdrejt, në zgjedhje të lira me votim të fshehtë, dhe dënon ashpër votimin familjar dhe atë në grup, si një mundësi për të manipuluar votat e qytetarëve dhe për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter