Një kabllo që lidhte dy vagonët u këput pak para përplasjes së teleferikut që i mori jetën 16 personave në Lisbonë.
Aksidenti i rëndë ndodhi vetëm disa orë pas një inspektimi të teleferikut, sipas hetuesve.
Çfarë thotë raporti për aksidentin me teleferikun në Lisbonë
“Sipas të dhënave të vëzhguara deri më tani, plani i mirëmbajtjes ishte i përditësuar dhe ishte kryer një inspektim i teleferiku në mëngjes, në ditën e aksidentit. Nga inspektimi nuk u zbulua ndonjë anomali në kabllo apo në sistemet e frenimit të mjeteve”, thuhet në deklaratën e shërbimit të shtunën.
Sipas gjetjeve paraprake të hetuesve, teleferiku u përplas me një shpejtësi prej 60 kilometrash në orë. E gjithë ngjarja ndodhi brenda 50 sekondave, shtuan ata./vizionplus.tv


