Ahmeti: Emri i Nënë Terezës ndriçon gjithandej në Shkup

featured
Press Online
26 Gusht 2025, 15:01

Sot, në 115-vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, kujtojmë me nderim të thellë simbolin e humanizmit, dashurisë dhe paqes. Kështu e nis postimin lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ndërsa ka përkujtuar 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës.

“Shqiptarja nga Shkupi i dhuroi botës vlerat më të çmuara të popullit të saj, dashurinë për njeriun, humanizmin dhe përkujdesjen për më të dobtit. Emri i Nënë Terezës sot ndriçon në shumë kryeqytete të botës, në sheshe dhe universitete, ashtu si në Shkup ku Universiteti “Nënë Tereza”, qendra klinike universitare dhe arteria kryesore e Korridorit 8 mbajnë me krenari emrin e saj”.

Le të jetë vepra e saj udhërrëfyes për të gjithë ne, për të dashur më shumë, për të ndihmuar më shumë dhe për të ndërtuar një shoqëri me më shumë mirësi, shkruan Ahmeti.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter