Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor, përcjell PressOnline.al.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 29 deri 36 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell.
Të dielën pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në dy ditët e para të javës së re, në shumë vende do të ketë mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për mot lokal të lig me erë të fuqishme dhe paraqitje të izoluar të breshrit, informon Drejtoria për Punë Hidro Meteorologjike.


