Sipas raportimeve nga Italia, Milani mbetet i interesuar për Federico Chiesa-n, me Rossonerët në kontakt me agjentët e lojtarit.
Chiesa shënoi të premten në fitoren 4-2 të Liverpoolit ndaj Bournemouth në ndeshjen e tyre të parë në edicioni e ri të Premier League. Pasi nuk luajti shumë sezonin e kaluar, italiani ishte i lumtur që la gjurmën e tij dhe ia dedikoi golin e tij Diogo Jotas.
Tani ish-trajneri i Chiesa-s, Massimiliano Allegri, po shqyrton ribashkimin e dyshes në Milano. Duke punuar së bashku te Juventusi, Allegri është i njohur me lojtarin dhe nëse një marrëveshje është e realizueshme, anësori mund të transferohet në Milano këtë verë.
/GazetaBlic Sport/


