Rritja natyrore e popullsisë gjatë vitit të kaluar ka qenë negative si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale, tregojnë të dhënat më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoninë e Veriut. Në total, gjatë vitit 2024 kanë vdekur 4.140 persona më shumë se sa kanë lindur, informon PressOnline.al
Sipas raportit, numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në zonat urbane, ku janë regjistruar 9.694 lindje dhe 12.826 vdekje, duke rezultuar në një rritje negative natyrore prej -3.132 personash. Në zonat rurale janë regjistruar 6.367 lindje dhe 7.375 vdekje, që nënkupton një rritje negative prej 1.008 personash.
Rajoni i Shkupit shënon pjesëmarrjen më të madhe në numrin e përgjithshëm të lindjeve me 40.4%, ndërsa rajoni lindor ka pjesën më të vogël me vetëm 5.8%. Nga ana tjetër, në numrin e përgjithshëm të vdekjeve, rajoni i Shkupit zë 30.3%, ndërsa rajoni verilindor ka pjesëmarrjen më të ulët prej 8%.
Sa i përket vdekjeve të foshnjave, 28 foshnje kanë ndërruar jetë në zonat urbane dhe 19 në zonat rurale gjatë vitit të kaluar.







