Zëvendëskryeministri Fetai: Dy Korriku hapi rrugën drejt pavarësisë së Kosovës

featured
Press Online
02 Korrik 2025, 09:57

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka kujtuar 2 Korrikun e vitit 1990 si një nga momentet historike për Kosovën dhe të gjithë rajonin, duke shprehur mirënjohje për delegatët që hodhën themelet e shtetësisë së Kosovës.

Në një reagim publik me rastin e 35-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese, Fetai theksoi rëndësinë e këtij akti politik të Kuvendit të Kosovës, përmes së cilit Kosova u shpall njësi e pavarur brenda Federatës së atëhershme jugosllave.

“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut hapi rrugën për miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990 në Kaçanik dhe për referendumin për pavarësi dhe sovranitet, të mbajtur në shtator 1991,” theksoi Fetai, duke shtuar se këto ishin hapa vendimtarë drejt vetëvendosjes dhe mëvetësisë së Kosovës.

Ai u shpreh me nderim dhe mirënjohje për delegatët e asaj kohe, të cilët – sipas tij – “me guxim dhe vizion ndërtuan themelet e shtetësisë së Kosovës”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter