Beton në vend të gjelbërimit – ASH akuzon VLEN për uzurpim dhe fasadë

featured
Press Online
18 Qershor 2025, 13:38

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të koalicionit VLEN për mbrojtjen e mjedisit, duke i cilësuar deklaratat e tyre si hipokrizi dhe propagandë boshe.

Në një komunikatë publike, ASH akuzon VLEN-in për uzurpim të hapësirave publike në Çair, Tetovë dhe komunat tjera që drejton. Sipas ASH-së, në vend të investimeve në parqe dhe zona të gjelbra, në këto komuna janë ndërtuar objekte pa leje ndërtimi dhe është betonizuar çdo hapësirë e lirë.

“VLEN është grupi që në Tetovë shet pronën publike për vetëm 1 euro për metër katror për ndërtim të objekteve shumëkatëshe komerciale, në zona ku duhej të kishte gjelbërim dhe shërbime për komunitetin,” thuhet në deklaratën e ASH-së, përcjell PressOnline.al

Sipas tyre, veprimet e VLEN-it janë në kundërshtim të plotë me deklaratat për ruajtje të natyrës dhe mbrojtje të mjedisit, ndërsa investimet që promovojnë publikisht konsiderohen si “fasadë për përfitime të grupeve të interesit”.

ASH kërkon transparencë të plotë, ndalim të menjëhershëm të betonizimit dhe shitjes së pronave publike, si dhe angazhim real për mjedisin dhe të mirën e komunitetit.

“Mjedisi nuk mbrohet me fjalë, por me vepra – dhe veprat e VLEN-it flasin më shumë se çdo deklaratë,” përfundon reagimi.(PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter