Dua Lipa ndez rrjetin me bikini gjatë muajit të mjaltit, pamjet romantike me Callum Turner bëjnë xhiron e internetit!

featured
Press Online
01 Korrik 2026, 03:00

Dua Lipa po shijon muajin e mjaltit në Itali dhe nuk ka ngurruar të ndajë me fansat momente nga pushimet romantike me bashkëshortin e saj, Callum Turner.

Këngëtarja publikoi në Instagram një seri fotografish, ku shfaqet duke marrë rreze dielli me një bikini dantelle në nuanca të verdha dhe rozë, ndërsa pozon mes peizazheve mahnitëse të bregdetit italian.

Në disa prej imazheve, ajo shfaq edhe unazën e martesës, duke konfirmuar se po shijon ditët e para si e martuar.

Fotot përfshijnë edhe momente intime nga pushimet, si relaksimi pranë detit, një banjë me shkumë në një vaskë prej mermeri dhe çaste të qeta larg angazhimeve profesionale.

Në mbishkrimin e postimit, Dua shkroi:

Heaven on earth (Parajsë në tokë).

Më herët, çifti ishte fotografuar duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në brigjet italiane, ku nuk i kursyen gjestet e dashurisë.

Dua u pa me bikini shumëngjyrëshe, ndërsa Callum Turner me kostum banje të zi, teksa shijonin detin dhe diellin gjatë muajit të mjaltit.

Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzuan dashurinë e tyre fillimisht me një ceremoni civile në Londër, përpara se të organizonin një festë madhështore disa ditore në Siçili.

Pas dasmës, ata nisën një udhëtim romantik nëpër disa nga destinacionet më luksoze të Italisë, duke e kthyer muajin e mjaltit në një nga më të komentuarit në rrjetet sociale.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter