Hoxha: Trump e ka përfshirë Kosovën në hartën e krizave që synon t’i zgjidhë gjatë mandatit

featured
Press Online
17 Qershor 2025, 01:38

Në emisionin Debat Plus, analisti Yll Hoxha ka zbërthyer deklaratën e fundit të Donald Trump rreth dialogut Kosovë–Serbi, duke theksuar se ish-presidenti amerikan po sinjalizon një rikthim aktiv në këtë temë gjatë mandatit të dytë presidencial.

Sipas Hoxhës, deklarata e Trump përmban tri mesazhe të qarta politike që duhet të merren seriozisht nga institucionet në Kosovë.

“Tri mesazhe të cilat duhet me i lexu dhe me i marrë seriozisht,” tha Hoxha.

Hoxha tha se Trump tashmë e ka renditur çështjen Kosovë–Serbi në mesin e krizave globale që administrata e tij do të synojë t’i adresojë.

“Kosova dhe Serbia janë çështje që administrata Trump mund të merret gjatë këtij mandati, për të cilën kemi pas hamendje a do të merret apo jo, a është në listë të prioriteteve apo jo. Pra, renditet dhe krahasohet me Indinë e Pakistanin si kriza, Etiopinë e Egjiptin – dmth hyn në radhën e krizave që këta kanë synim me i adresu,” tha ai.

Pika e dytë, sipas Hoxhës, është një kritikë e qartë ndaj qasjes së ish presidentit amerikan, Joe Biden.

“Procesi i zhvilluar nga administrata Biden konsiderohet si i dështuar dhe i dëmshëm. Ne duhet të konstatojmë se gjatë kësaj administrate ka ndodhë Marrëveshja e Brukselit dhe Marrëveshja e Ohrit. Dhe është hera e parë që – nëse është e saktë kjo që e lexojmë – ky i konsideron që kanë qenë të padobishme si procese,” shtoi ai.

Hoxha vlerëson se deklarata më e fortë e Trump është zotimi personal për të ndrequr situatën.

“Këtu është një deklaratë në kllapa që thotë I’m gonna fix it – unë do ta ndreq këtë situatë. Bëhet fjalë për pretendim se ka ardhë një ide se si ndreqet kjo puna jonë,” theksoi Hoxha.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter