VLEN: Arsovska po heshtë për ndërtimet pa leje në Saraj

featured
Press Online
13 Qershor 2025, 21:35

Koalicioni VLEN ka akuzuar kryetaren e Shkupit Danella Arsovska se po heshtë për ndërtimet pa leje në komunën e Sarajit. Sipas këtij koalicioni Arsovska nuk po ndërmerr asgjë kundër perandorisë urbane të partnerit të koalicionit.

“Më 3 qershor bëmë një thirrje publike për zonjën Arsovska që më në fund të përgjigjet se i kujt është objekti i madh i ndërtuar pa leje në Saraj? Dhe Pse Komuna e Shkupit nuk ka ndërmarrë asnjë masë ndaj perandorisë urbane të mikut të saj? Në vend të një përgjigjeje, morëm heshtje. Sot i drejtohemi sërish, me fakte të reja që e bëjnë heshtjen e saj edhe më të dyshimtë. Zonja Arsovska nuk u deklarua edhe me një fjalë të vetme. A po mbron një interes privat, a po ndoshta një interes personal të lidhur me z. Bexheti? Për kë keni dhënë betim për punë? Për qytetarët e Shkupit, apo për perandorinë e egër të biznesit të mikut të tuaj të ngushtë, z. Bexheti? Heshtja ju bën bashkëpunëtore. Ne e dimë që jeni, por tani duhet ta mësojnë edhe qytetarët.”, u shpreh përfaqësuesi i koalicionit VLEN, Muhamed Elmazi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter