BDI: 21 me 0 edhe në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh në Facebook shqetësimin më të thellë dhe dënon ashpër përjashtimin sistematik dhe të qëllimshëm të shqiptarëve nga institucionet shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky fenomen diskriminues po merr përmasa alarmante dhe përbën shkelje të rëndë të parimeve të barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

Rasti i fundit që e ilustron qartë këtë realitet shqetësues është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku nga gjithsej 21 të punësuar, asnjë nuk është shqiptar. Ky është një institucion publik që vepron me mjete buxhetore të taksapaguesve, përfshirë qytetarët shqiptarë, dhe përjashtimi i plotë i një komuniteti të tërë përbën praktikë të papranueshme dhe të dënueshme.

Ky nuk është rast i izoluar. Ai është pjesë e një politike përjashtuese, që shkon në kundërshtim të drejtpërdrejtë me frymën dhe shkronjën e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe me vlerat themelore të integrimit evropian.

BDI kërkon reagim të menjëhershëm institucional dhe nisjen e një hetimi të pavarur për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe proporcional të shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës publike, nga pozitat drejtuese deri te vendet ekzekutive.

Diskriminimi nuk mund të normalizohet. Heshtja nuk është opsion. Barazia është e panegociueshme.

BDI: 21 me 0 edhe në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *