Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për një shkëmbim tjetër të të burgosurve gjatë negociatave në Stamboll, ndërkohë që nuk kanë bërë shumë progres në çështje të tjera.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, u tha gazetarëve se progresi e parë ishte shkëmbimi i të burgosurve të luftës të plagosur dhe të sëmurë rëndë.
“Në kategorinë e dytë do të ishin ushtarët e rinj midis moshës 18 dhe 25 vjeç. Marrëveshja u arrit për kategori specifike dhe “jo për numra”, tha Umerov.
Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, konfirmoi marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve në kategoritë e përmendura.
Ai tha se qëllimi ishte të shkëmbeheshin të paktën 1,000 të burgosur lufte në secilin grup.
Përveç kësaj, sipas të dyja palëve, u arrit një marrëveshje edhe për shkëmbimin e 6,000 trupave të ushtarëve të vrarë në aksion.
Umerov tha se Kievi u kishte propozuar rusëve fundin e qershorit si datën e ardhshme për bisedimet pasuese.
Ukraina gjithashtu përsëriti thirrjen e saj për një takim në nivelin më të lartë.
“Të gjitha çështjet kryesore mund të zgjidhen vetëm në nivelin e lartë të udhëheqjes”, tha Umerov, duke shtuar se pjesëmarrja e presidentit të SHBA-së Donald Trump ishte gjithashtu e mundur.
“Dokumenti rus për armëpushim po vlerësohet aktualisht”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase Heorhii Tykhyi.
Ukraina ka luftuar pushtimin rus me mbështetjen e Perëndimit për më shumë se tre vjet.





