Real Madridi e ka zyrtarizuar nënshkrimin e Trent Alexander-Arnold.
Mbrojtësi i djathtë anglez i bashkohet Real Madridit pasi përfundoi kontratën e tij me Liverpoolin dhe nënshkruan një marrëveshje gjashtëvjeçare deri në qershor 2031.
Edhe pse skaudra spanjolle arriti një marrëveshje me lojtarin si agjent i lirë, ata në fund u detyruan të negociojnë me klubin anglez për ta lejuar atë të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara për të luajtur në Kupën e Botës për Klube.
Duke përfituar nga afati i nënshkrimit të FIFA-s, lojtari do t’i bashkohet zyrtarisht Real Madridit këtë të diel, më 1 qershor.
/GazetaBlic Sport/







