Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, me 12 të tillë barazohet rekordi i ‘Rusi 2018’

featured
Press Online
27 Qershor 2026, 15:54

Me 3 vende organizatore, 16 qytete dhe 48 skuadra që luajnë 104 ndeshje, ky i këtij viti është Botërori më i madh në histori dhe ndonëse yjet e futbollit botëror e kanë bërë deri tani detyrën e tyre, ‘golëshënuesi’ më i mirë i kompeticionit është…autogoli.

Deri në 25 qershor janë shënuar 12 autogolë nga 173 golat në total të regjistruar pas 59 ndeshjeve, një shifër që barazon atë të regjistruar në Rusi 2018, një edicion ku në të gjithë turneun u zhvilluan 64 ndeshje

Damián Bobadilla, i Paraguajit e hapi listën e autogolëve në ndeshjen debutuese me SHBA, kur dërgoi në portëm e tij një top të hedhur në zonë nga McKennie. Ndodhi në minutën e 7 dhe ishte goli i avantazhit 1-0 për skuadrën e Pochettinos dhe njëkohësisht autogoli i parë i Botëror. Të njëjtin fat pati edhe Burgess, edhe ky në sfidën me SHBA që për momentin është skuadra që ka përfituar më shumë nga autogolat e kundërshtarëve

Një tjetër e dhënë që bie në sy është se Katari ka shënuar dy autogola, një ndaj Kanadasë nga Mohamed Manai dhe ai i portierit Mahmud Abunada në ndeshjen me Bosnjen. Arabia Saudíte, Jordania, Iraku dhe Uzbekistani janë skuadra të tjera që kanë shënuar autogola. I fundit për momentin në listën e autogolave është ai i Tunizisë në ndeshjen ndaj Holandës.

Autogolat historikisht kanë qenë diçka e rrallë në botërorë. Gjatë shekullit XX, janë regjistruar 1 apo 2 autogola për turne dhe madje kishte edicione ku nuk kishte fare autogola si në 1934, 1950, 1958, 1962 apo 1990. Statistikat e këtij elementi loje nisën të rriten në Francë 1998, por kulmi arriti në 2018 në Botërorin e Rusisë ku u vendos edhe rekordi prej 12 autogolash në 64 ndeshje

Pas një rënie në vetëm 2 autogola në Katar 2022 edhe ky turne me 64 ndeshje, Botërori 2026 barazoi rekordin e Rusisë dhe duke marrë parasysh se ka më shumë ndeshje, ky rekord pritet që të thyhet shumë shpejt.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter