Dinamo e Ilir Dajës, një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e Drilon Islamit

featured

Drilon Islami është një nga mesfushorët më të mirë të futbollit kosovar.

Pas përfundimit të sezonit 2024/25, Islami ende mbetet në dyshim për të ardhmen e tij dhe nuk dihet ende nëse do të vazhdojë qëndrimin tek FC Prishtina.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e Drilon Islamit është Dinamo City e Tiranës.

Ilir Daja, i cili është trajner i Dinamos – pëlqen shumë futbollistin, andaj klubi ka shprehur interesim për të, megjithatë futbollisti ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Kujtojmë se Islami me Prishtinën do të luajnë në kualifikueset e Europa League, pas triumfit në Kupën e Kosovës në futboll.

/GazetaBlic Sport

Dinamo e Ilir Dajës, një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e Drilon Islamit
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.