Adrion Pajaziti afër transferimit tek gjiganti kroat

featured
Press Online
28 Maj 2025, 02:29

Adrion Pajaziti zhvilloi një sezon mjaft të mirë me Goricën në kampionatin kroat. Mesfushori i Kombëtares shqiptare regjistroi 23 paraqitje në kampionat ku arriti të realizojë dhe 3 gola.

Megjithatë, Pajaziti ka lënë skuadrën e Goricës për t’u rikthyer tek Fulham. Por, edhe në skuadrën e Premier League, mesfushori i Kombëtares shqiptare me shumë gjasa nuk do të qëndrojë gjatë.

Sië raporton “sportske novosti”, Hajduku i Splitit është në gjurmët e 22-vjeëarit kuqezi. Në rast se Fulhami nuk do të aktivizojë opsionin e rinovimit tek Pajaziti, kroatët mund të transferojnë mesfushorin e Shqipërisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter