Leo Messi synon të kthehet në legjendë!

featured
Press Online
29 Qershor 2026, 10:41

Leo ka shkuar në kuotën e 19 golave në Kupën e Botës, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Argjentina e ndërtuar rreth tij.

Qëndrimet nuk janë të rastësishme, flasin vetë. Kur zbret nga autobusi i Argjentinës, Lionel Messi është gjithmonë i shoqëruar nga Rodrigo De Paul. Miqësia mes tyre është e njohur dhe ata e dinë që janë të fokusuar nga kamerat. Imazhi i mbërritjes së tyre në stadium është gati si një gol dhe që aty mund të fillojë festa.

Messi ka përshëndetur muzeun e tij personal të kujtimeve, duke përmirësuar rekordet edhe duke synuar Kupën e dytë të Botës radhazi. Diçka të tillë as Maradona nuk e ka bërë.

Të hënën e kaluar barazoi rekordin e Klose me 16 gola në Botërorë. Shkoi më pas 18 gola me dopietën ndaj Austrisë. Mijëra argjenatinas në tribuna dhe qytet i trasformuan këto në vende të shenjta adhurimi për Leon. Vendi ku ulen bashkëshortja Antonela dhe fëmijët është pranë tifozëve. Ata i kthejnë shpinën fushës, bëjnë gati telefonat dhe nuk dorëzohen derisa ajo nuk përgjigjet.

Kundër Jordanisë Messi shkoi në 19 gola. Kishte vendosur të mos lunate titullar në ndeshjen e fundit të grupit. Të mërkurën festoi ditëlindjen e 39-të, torta, video dhe foto. Lionel Scaloni vendosi të linte pushim titullarët, por kur inkuadrohej Messi në stol, fillonte dallga emotive nga shkallët e stadiumit.

Leo u fut në fushë në minutën e 60-të dhe dihet që atij i mjafton pak për të thyer rekordet e veta.

Mbappé është vetëm 3 gola prapa në klasifikimin “all time” dhe mes të dyve, duke ditur moshën, gara nuk ka ekuilibër. Francezi do të ketë Botërorë të tjerë, argjentinasi jo. Rastet e para për shkëputjen ishin dy goditje të lira dhe Messi shkoi në kuotën e 6 golave në 3 ndeshje.

Është i pari që shënon në 7 ndeshje radjazi në Kupën e Botës, nga 1/8-at e Katar 2022 gjithmonë e ka gjetur golin. Tani Leo kërkon të tjera rekorde, të kalojë edhe Diego Armando Maradonën, duke u kthyer në një legjendë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter