Xavi: Të jesh kampion i Kupës së Botës për Klube të jep ndjesinë sikur po prek qiellin

featured

Xavi Hernandez, mjeshtri legjendar i Barcelonës dhe dy herë kampion i Kupës së Botës për Klube, e përshkroi triumfin në turneun prestigjioz si “ta prekësh” qiellin.

Ai vlerësoi gjithashtu formatin e ri të Kupës së Botës për Klube FIFA, duke e etiketuar atë si një ndryshim rrënjësor për sportin në shkallë globale.

“Të jesh kampion i Kupës së Botës për Klube të jep ndjesinë sikur po prek qiellin”, tha Xavi, duke kujtuar triumfet e tij në vitet 2009 dhe 2011.

“Ke mundësi të shohësh stile të ndryshme loje, duke u përballur me ekipe nga Oqeania, Amerika e Jugut dhe Amerika e Veriut. Është një përvojë e bukur. Besoj se kjo garë do të shënojë një “para” dhe “pas” për futbollin”, vijoi tutje ai.

Ish-taktiku i Al-Sadd nga Katari theksoi rëndësinë e turneut, i cili tani përfshin 32 ekipe nga të gjitha anët e botës.

Xavi: Të jesh kampion i Kupës së Botës për Klube të jep ndjesinë sikur po prek qiellin
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.