Legjenda e PSG-së i bindur se PSG do ta fitojë Ligën e Kampionëve

featured

 Legjenda e Paris Saint-Germain, Rai është i bindur se skuadra pariziene do të dalë fituese në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

PSG dhe Inter do të përplasen shtunën që po vjen më Munich në finalen e madhe të elitës së futbollit evropian.

Ish-ylli i PSG-së thotë se finalja e ‘Champions-it’ është një moment historik për futbollin parizien.

“Është një moment historik për futbollin parisien”, tha ai.

“Jam shumë i lumtur. Brenda një muaji kemi arritur të ngjisim Paris FC në elitë dhe tani PSG është favorite për finalen e Ligës së Kampionëve”, ka theksuar Rai.

Ai vlerësoi lartë filozofinë e ndjekur nga klubi parisien në zhvillimin e talenteve të rinj, duke theksuar rolin e trajnerit Luis Enrique dhe stafit të tij në këtë sukses.

“Është bërë një punë e shkëlqyer me këtë filozofi që përqafon fuqizimin e sektorit të të rinjve. Një nga pikat më të forta të futbollit francez është formimi i lojtarëve të rinj, përveç punës së palodhur të bërë nga Luis Enrique dhe stafi i tij”, përfundoi Rai.

Legjenda e PSG-së i bindur se PSG do ta fitojë Ligën e Kampionëve
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.