Luis Enrique, respekt maksimal Interit: Kë më shumë përvojë se ne, luajti në finale dy vite më parë

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Kanë mbetur edhe pak ditë nga finalja e Champions League. Luis Enrique, trajneri i PSG dhe kundërshtari i fundit i Interit këtë të shtunë në “Allianz Arena” të Mynihut, ka folur për UEFA-n:

“Po të tregonim gjithçka që ka ndodhur në këtë Champions, do të ishte një film horror ose thriller, sepse kemi parë nga të gjitha.

“19 ndeshje më shumë se Napoli”, Calhanoglu: Nuk ishte e lehtë, por ja ku jemi, në finale të Champions-it
Në çdo ndeshje të fazës së grupeve, sidomos në shtëpi, meritonim më shumë, por rezultatet nuk erdhën. Në finalizim kemi qenë thuajse qesharakë. Është shumë e rrallë të shohësh një skuadër të këtij niveli me një efikasitet kaq të ulët. Renditja thoshte një gjë, por ajo që ndjenim ishte krejt tjetër, sepse e dinim që skuadra po bënte mirë”.

Për kthesën e sezonit: “Kur gjithçka filloi të stabilizohej dhe gjetëm qartësinë përpara portës, arritëm gjëra të rëndësishme. Duhet të jemi krenarë për çfarë kemi bërë, por duhet ta përfundojmë punën, sepse ajo që duam me të vërtetë është të hyjmë në histori.

Kemi qenë shumë të qëndrueshëm në stilin e lojës, përgatitje dhe përkushtim për të fituar. Nëse sheh statistikat, do të konstatosh një skuadër që shumicën e kohës ka qenë më e mirë se kundërshtarët, ka krijuar më shumë raste dhe ka pësuar më pak gola, por nuk ka qenë efikase”.

Për rrugëtimin deri në finale: “Kemi luajtur në fushën e Bayernit, në fushën e Arsenalit dhe sërish ndaj Arsenalit në gjysmëfinale. Në shtëpi kemi pritur Atlético Madridin dhe Manchester City. Në çerekfinale kemi sfiduar Liverpool-in, që në atë moment ishte skuadra më e mirë në Europë dhe një nga më të mirat e sezonit. Praktikisht kemi luajtur ndeshje me eliminim direkt që në fazën e grupeve”.

Për Interin: “Është një skuadër më me përvojë se ne, ka luajtur finalen e Stambollit para dy vitesh. Ka një trajner që e di çfarë do të thotë t’i luash këto ndeshje, me një skuadër shumë të fortë në zotërim topi dhe në fazën mbrojtëse. Pa dyshim, e meriton të jetë në finalen e Champions League”.

Luis Enrique, respekt maksimal Interit: Kë më shumë përvojë se ne, luajti në finale dy vite më parë
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *