Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës në xhudo

featured

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, xhudistja nga Kosova triumfoi ndaj italianes me përvojë, Odette Giuffrida, në finalen e madhe.

Kjo është hera e tretë që Distria shpallet kampione e Evropës, pas suksesit në Lisbonë në vitin 2021 dhe në Zagreb në vitin 2024. Përveç tre medaljeve të arta, ajo ka në karrierën e saj edhe dy medalje të argjendta dhe dy të bronzta evropiane, duke u etabluar si një ndër emrat më të mëdhenj të xhudos evropiane.

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës në xhudo
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.