Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, reagon Albin Kurti: Trashëgimia e tij do jetojë përgjithmonë!

featured
Press Online
21 Prill 2025, 18:50

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ndarë në rrjetin social X një mesazh për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Duke shprehur ngushëllimet, Kurti shkruan se trashëgimia e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë së Papa Françeskut, do të jetojnë përgjithmonë.

“Në këtë të Hënë të Pashkëve, një ditë shprese dhe ripërtëritjeje për të krishterët anembanë botës, vajtojmë ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut. Trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të jetojë përgjithmonë. Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të thella. U prehtë në paqe”,-shkruan Kurti.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter