Rey Manaj ka lëshuar një rast të artë për gol në ndeshjen ndaj Kasimpasa.
Sulmuesi shqiptari pati në këmbët e tij rastin më të mirë për të ngushtuar shifrat, por fatkeqësisht topi i goditur nga pika e bardhë e penalltisë u prit nga portieri.
Nga topi i kthyer, bashkëlojtari i tij e dërgoi topin në rrjetë, por goli ishte i pavlefshëm për shkak se mbrojtësi i Sivasporit është futur më herët në zonë.
Kjo bëri që rezultati të mbetej 2-0 për skuadrën e Kasimpasa, teksa pjesa e parë mbyllet me disavantazhin e Sivasspor.
Kujtojmë se në këtë sezon Manaj ka luajtur në 23 ndeshje, ku ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në 5 raste.
Ja pamjet – VIDEO.


