Me sezonin tashmë praktikisht të përfunduar duke pasur parasysh avantazhin e tyre prej 13 pikësh (nga 18) ndaj Arsenalit, Liverpool tashmë po mendon për vitin e ardhshëm.
Reds kanë qenë tashmë ndër skuadrat më aktive në tregun e transferimeve në javët e fundit, pasi kanë zyrtarizuar dy rinovime vendimtare të Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk, por që tashmë do të ketë largime, transmeton GazetaBlic Sport.
Siç konfirmoi Fabrizio Romano, Darwin Nunez ka rënë dakord me Liverpoolin për t’u ndarë në fund të edicionit dhe për të nisur një aventurë të re, pas tre viteve të kaluara në Merseyside në të cilat deri më tani ka bërë 138 paraqitje me 40 gola dhe 26 asistime.
Numra që tregojnë se si kontributi i lojtarit ishte nën atë që kishte shpresuar Liverpool, pasi kishte paguar rreth 85 milionë euro në vitin 2022 për ta rrëmbyer nga Benfica.
Destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë Arabia Saudite, por nuk përjashtohet edhe Serie A.
/GazetaBlic Sport/


