1. Lajme
  2. SHËNDETI
  3. Hudhër dhe lëng portokalli për qarkullimin e gjakut

Hudhër dhe lëng portokalli për qarkullimin e gjakut

featured

Hudhra është e mirë kundër infeksioneve për uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe për përmirësimin e qarkullimit të tij. Hudhra është e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina, veçanërisht vitaminën B e cila ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe lehtësimin e qarkullimit të tij

Hudhra është një nga thesaret më të mrekullueshëm të nëntokës. Që në lashtësi, hudhra është përdorur për shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. Vlerat e saj njihen gjerësisht nga shumë vende të botës që i përmbahen praktikave të mjekësisë popullore, sipas të cilave, hudhra është ajo që frikëson sëmundjet.

Përdorimet e saj janë të panumërta, madje gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtarët rusë shëronin plagët me hudhër si pasojë e mungesës së penicilinës. Hudhra është e mirë kundër infeksioneve për uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe për përmirësimin e qarkullimit të tij. Hudhra është e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina, veçanërisht vitaminën B e cila ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe lehtësimin e qarkullimit të tij. Ajo pranohet gjerësisht si një prej ushqimeve më të shëndetshme për zemrën.

HUDHËR DHE LËNG PORTOKALLI PËR QARKULLIMIN E GJAKUT. Hudhra mund të kombinohet me lëngun e portokallit për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe fibër, dy ushqyes të rëndësishëm për enët e gjakut dhe zgjerimin e tyre. Për të përfituar një kurë të mirë për qarkullimin e gjakut ju nevojiten:

PËRGATITJA: Shtypni thelbinjtë e hudhrës për të lehtësuar çlirimin e alicinës. Alicina pengon rritjen e qelizave kancerogjene dhe është përbërësi aktiv më i rëndësishëm i hudhrës. Shtrydhni portokallet dhe lëngun pëziejeni me dy thelpinjtë e shtypur të hudhrës. Nëse ju bezdis prania e hudhrave të plota mund t’i kaloni ato në mikser bashkë me lëngun e portokallit. Kjo kurë duhet konsumuar çdo mëngjes me stomak bosh për minimalisht dy javë. Portokallet dhe hudhra do të ushqejnë gjakun, do të mbajnë enët e gjakut në formë të shkëlqyer dhe do të përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin e gjakut, shkruan Agroweb.

SASIA E KËSHILLUAR E HUDHRËS PËR KONSUM DITOR. Ekspertët sugjerojnë se sasia e lejuar ditore e hudhrës varet nga forma e produktit. Për shembull nëse ju pëlqen hudhra e freskët nuk duhet të konsumoni më shumë se 5 gramë. Nëse preferoni ekstraktin e saj, duhet të merrni një sasi prej 600- 1200 miligramë në ditë dhe jo më tepër.

Hudhër dhe lëng portokalli për qarkullimin e gjakut
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.