Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se deri në orën 16:00 janë numëruar 63.60 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 1.611 nga 2.533 vendvotime, në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).
Sipas KQZ-së, procesi i numërimit ka përfunduar plotësisht në 14 komuna: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Ndërkohë, më 16 shkurt në orën 16:00, ka nisur numërimi edhe në komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Aktualisht, procesi i numërimit po vazhdon në 24 Qendra Komunale të Numërimit në të gjithë vendin.



