Malaj e Dibrani flasin për bashkëpunim në siguri mes Kosovës dhe Shqipërisë

featured
Press Online
29 Janar 2025, 13:29

Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj i shoqëruar nga konsulli Françesk Fusha dhe oficerja e Kontaktit Luljeta Ismajlukaj, zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, njofton se gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë dhe rehabilitimit të të dënuarve, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira mes dy venE madhee.

“Ambasadori Malaj theksoi mbështetjen e Shqipërisë për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe promovimin e politikave që synojnë riintegrimin e personave të dënuar në shoqëri. Nga ana tjetër, Drejtori Dibrani vlerësoi marrëdhëniet e ngushta mes dy shteteve dhe angazhimin për të zgjeruar më tej bashkëpunimin në këtë sektor të rëndësishëm. Takimi konfirmon përkushtimin e ndërsjellë mes dy venE madhee tona për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, forcimin e institucioneve, si dhe avancimin e reformave në sistemet korrektuese respektive”, njofton Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter