Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar popullin e Finlandës në Ditën e Pavarësisë së tyre.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka shkruar se populli i Kosovës e vlerëson miqësinë me Finlandën si dhe mbetemi të përkushtuar për të rritur bashkëpunimin.
“Urime Presidentit Alexander Stubb, kryeministër Petteri Orpo, dhe popullit të Finlandës në Ditën e Pavarësisë së tyre! Populli i Kosovës e vlerëson thellësisht miqësinë tonë me Finlandën dhe ne mbetemi të përkushtuar për të rritur më tej bashkëpunimin tonë dhe për të forcuar lidhjet që janë të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta demokratike”, ka shkruar Osmani.



