1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Eva Alikaj si rrallëherë flet për dashurinë: Më lënduan!

Eva Alikaj si rrallëherë flet për dashurinë: Më lënduan!

featured

Si rrallëherë, Eva Alikaj ka folur për jetën e saj private, madje është rrëfyer për dashurinë.

Gjatë intervistës së zhvilluar ditën e djeshme, ajo tregoi se është lënduar, andaj dashura e saj përfundoi.

Teksa në rininë e saj e përshkruan veten si një vajzë e brishtë, Alikaj tregoi se rrethanat e asaj kohë ndryshuan çdo gjë.

“Te filmi “Njeriu i mirë” kam luajtur rolin e jetës. E them kështu sepse asokohe isha studente dhe luaja krah Vangjush Furrxhiut, nuk kisha emocione. Aty çdo lëvizje e ndjeja,  shihte edhe stafi.

Jam krenare që Vangjushi më tha ‘je më mirë se unë’. Unë nuk kam qenë kurrë mendjemadhe, e konsideroj fat të mirë. Unë aty kam qenë plotësisht një njeri i mirë.
Lëndimet në jetë na transformojnë. Kam përjetuar një dashuri dramatike dhe të vështirë. Nuk ishte atëhere si sot, ishim shumë të stepur. Nuk ishim të lirë, sot nuk e kanë problem.

Dikur kishte një lloj sensibiliteti dhe përmbajtje. Është më e fuqishme kur e shprehin sytë. Tashmë rreh shumë më pak zemra mendoj unë.

Atëhere ka qenë mentaliteti, unë kam qenë person që doja të bëja hapat në mënyrë të hapur, atëhere i bënin skutave. Për mua ishte e shëmtuar.

Jam lënduar, i kisha gjitha të mirat. Ishin paragjykimet që kanë vrarë shumë dashuri në atë kohë. Unë isha e ekspozuar, se merresha me aktrim”, tha Eva Alikaj.

Eva Alikaj si rrallëherë flet për dashurinë: Më lënduan!
|