1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Ish-bashkëshorti pjesë e ‘BBVK’, Drenusha Latifi: Nuk kam frikë, pres falje nga ai

Ish-bashkëshorti pjesë e ‘BBVK’, Drenusha Latifi: Nuk kam frikë, pres falje nga ai

featured

Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, gjatë një bisede në dhomën e rrëfimeve, ka theksuar se nuk ndien asnjë shqetësim apo kërcënim nga prania e ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, brenda shtëpisë së Big Brother.

Ajo shtoi se do të mirëpriste një kërkim falje nga ana e Atillas për të kaluarën e tyre.

“Prania e tij këtu nuk më ngjall aspak frikë, pasi e di që Big Brother ka kontroll të plotë dhe nuk toleron asgjë të dëmshme. Po ashtu, unë vet si Drenushë ndihem plotësisht e qetë, pa u ndjerë e kërcënuar apo e ngarkuar psikologjikisht,” u shpreh Drenusha.

Ajo shtoi se, përkundrazi, e sheh këtë situatë si një mundësi për pajtim:

“Kam parë një pikë shprese për një kërkim falje që kam pritur dhe që do të ishte e rëndësishme për raportin me fëmijët tanë. Absolutisht asgjë më shumë,” theksoi ajo.

Ish-bashkëshorti pjesë e ‘BBVK’, Drenusha Latifi: Nuk kam frikë, pres falje nga ai
|