Ditën e Marte Google humbi betejën e saj 2.42 miliardë euroshe me Bashkimin Europian, një gjobë e vendosur 7 vite më parë për praktikat anti-konkurruese të kompanisë.
Komisioni Europian gjobiti motorin më popullor të kërkimit në botë në 2017-ën për përdorimin e një shërbimi krahasues të çmimeve për të fituar një avantazh të padrejtë ndaj rivalëve Europianë.
Një tribunal më i ulët mbështeti autoritetet Europiane ndërsa Google vendosi të apelojë në Gjykatët e Drejtësisë në Luksemburg.
Gjykatësit e CJEU theksuan se ligji Europian nuk sanksionon ekzistencën e një pozite dominuese në treg, por shfrytëzimin e saj abuzues.
Në dekadën e fundit Google është gjobitur me 8.25 miliardë euro nga Bashkimi Europian. Kompania ka sfiduar dy prej vendimeve për Android dhe AdSense ndërsa pret rezultatin e tyre.
Gjithashtu po lufton me akuzat e BE-së të lëshuara vitin e kaluar që mund ta detyrojnë atë të shesë një pjesë të biznesit të saj fitimprurës të reklamimit pasi rregullatorët e akuzuan atë për favorizimin e shërbimeve të veta të reklamave. /PCWorld Albanian


