Prioritet kemi spitalin Klinik të Strumicës, kështu tha Ministri I Shëndetësisë Sasho Klekovski kur u pyet për ndërtimin e spitalit të Kërçovë. Spitali në këtë qytet po ndërtohet që nga vitet e 80 dhe mbeti askund, çdo ministër, çdo qeveri vjen me premtim të ri por pa realizim. Ministri aktual tha se objekti aktual nuk mund të bëhet spital dhe se po punojnë në gjetjen e një lokacioni tjetër, por nuk ka plan as projket ende.
“Një pjesë e ekspsertëve mendojnë se ai objek nuk është i duhur për spital dhe jemi duke parë mundësinë për planin B në hyrje të Kërçovës në vendin e ARM si lokacion I mundur dhe do të jetë si projket I Bankës Botërore dhe Bankës Investuese, megjithatë duhet të them se prioritet kemi spitalin e Strumicës sepse ajo është e ndërtuar si këtu më shumë se gjysma e përfunduar”, tha Klekovski.
Këto komente ministri I bëri gjatë inspektimit të punimeve në spitalin e Kockave në Ohër “Shën Erazmo”. Drejtori I këtij spitali tha se pas 50 vitesh po investohet në pasije dhe infrastrukturë.
“Mburremi që pas 50 vitesh do të jemi në situatë të vendosim standarte të reja, pasije të reja. Bëhet fjalë për një investim jo vetëm në infrastrukturë vetëm objektin por edhe montimi I pasijeve të reja që një pjesë është filluar dhe një pjesë vazhdon”, pohoi Hari Shokaroski, drejtor i spitalit “Shën Erazmo” në Ohër.
Drejtori tha se për disa muaj ky spital do ti përmbush nevojat e pacientëve të RMV por edhe rajonit me aparatura dhe kushte moderne për funksionim.


