Nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë, ka njoftuar ministri Arben Taravari, informon Press Online.
✅️ Shkëmbimi i ekspertëve për shkak të ofrimit të shërbimeve të duhura gjatë trajtimit të pacientëve;
✅️ Bashkëpunim në fushën e zhvillimit profesional të punonjësve shëndetësorë;
✅️ Bashkëpunim në fushën e dhurimit dhe transplantimit të organeve;
✅️ Bashkëpunim për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit;
✅️ Bashkëpunim në lidhje me modelet e financimit të shërbimeve shëndetësore.
Dhe shumë bashkëpunime të tjera që nevojiten për të siguruar një shëndet të mirë, thuhet në njoftim.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari bashkë me kryeministri Hristijan Mickoski sot po ndodhen për vizitë të parë zyrtare në Republikën e Kroacisë, me ftesë të kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq.







