Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, është pyetur lidhur me ministrinë që deri më tani është drejtuar nga Fatmir Limani.
Mexhiti ka theksuar se Limani nuk është më pjesë e VLEN-it, prandaj, sipas tij, negociatat zhvillohen vetëm për kuadro që i përkasin këtij koalicioni.
“Ne negociojmë për kuadro të VLEN-it. Këtë e kemi deklaruar publikisht edhe unë, edhe z. Kasami, ndërsa edhe vetë Fatmir Limani ka theksuar se nuk është më pjesë e VLEN-it”, ka deklaruar Mexhiti.
Ai shtoi se VLEN do të propozojë emra nga radhët e veta, në përputhje me ripozicionimin aktual politik të koalicionit.







