Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, pesë persona të lënduar

featured
Press Online
10 Gusht 2024, 22:41

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në afërsi të fshatit Koreticë.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy vetura. Të lënduarit e këtij aksidenti kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 17:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vend-ngjarje”, tha Krasniqi.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa të lënduarit po trajtohen për plagët e marra. Gjendja e tyre nuk është bërë ende e ditur./Telegrafi

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter