54
Këngëtarja Greta Koçi, e njohur prej vitesh për karrierën e saj muzikore, kohët e fundit i është përkushtuar më shumë jetës familjare.
Ajo u bë nënë e një djali rreth dy vite më parë dhe ka qenë më pak aktive në skenën muzikore.
Në fotografitë e fundit të publikuara, Greta shfaqet në formë shumë të mirë fizike, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj, shkruan “Kosovarja”.
Edhe pse muzika nuk ka qenë në qendër të angazhimeve të saj gjatë kësaj periudhe, këngëtarja vazhdon të jetë e pranishme në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here momente nga jeta personale.




